Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet 20 vjeçari, sulmoi axhën me sopatë (VIDEO)

Arrestohet 20 vjeçari, sulmoi axhën me sopatë (VIDEO)

Tetovë, 04 Qershor – 51 vjeçari Z.I nga fshti Bogovinë dje ka denoncuar në polici se të martën rreth orës 10.00 në oborrin e shtëpisë kanë filluar një zënkë verbale me vëllaun e tij K.I (48) lidhur me disa mosmarrëveshje.

Gjatë zënkës sipas policisë së Tetovës është kyçur edhe djali i vëllaut N.I (20) i cili i hidhëruar se e kanë fyer babanë e tij ka shkuar në një objekt ndihmës ka marrë sakicën me qëllim që të godasë axhën e tij. Por pasi që është ndalur nga ana e babait të tij në këtë qëllim, ka kërkuar çelësat e veturës që të shkojë, por nuk ia kanë dhënë. Në atë moment me sakicën në dorë ka filluar ta godasë veturën e cila ka qenë e parkuar në oborr dhe më pas është larguar. Është bërë hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa N.I pak kohë më vonë është arrestuar në stacionin policor në Tetovë, është biseduar dhe është lëshuar në shtëpi. Por pasi ka arritur në shtëpi sërish ka kryer dhunë ndaj nënës së tij dhe më sërish është arrestuar dhe mbjatur në polici. Policia punon në zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe më pas do të ketë edhe padi adekuate.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *