Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet kumanovari që kërkohej për vjedhje (VIDEO)

Arrestohet kumanovari që kërkohej për vjedhje (VIDEO)

Tetovë, 25 Qershor – Është arrestuar në Tetovë kumanovari 35 vjeçar I cili kërkohej nga policia për vjedhje të rënda, njofton Televizioni Koha.

Të martën mbrëma rreth orës 22 e 30 minuta në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë është privuar nga liria 35 vjeçari M.S nga Kumanova i cili është kërkuar për vuajtje të dënimit në burg prej 3 vitesh e gjysëm për veprën “vjedhje të rëndë”.

I arrestuari para se të arrestohej ka kryer vjedhje edhe në rrugën Kuzman Josifovski Pitu në Tetovë. Me këtë rast ai është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë. Punohet në zbardhjen e të gjitha detajeve që kanë të bëjnë me qëndrimin dhe kriminalitetin e kryer në Tetovë, ndërsa më pas do të dorëzohen në burgun e Idriziovës në Shkup”, njoftoi policia e Tetovës. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *