Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet tetovari Rexho Salaj në Bosnjë, i dyshuar për krime lufte

Arrestohet tetovari Rexho Salaj në Bosnjë, i dyshuar për krime lufte

04 Qershor – 52 vjeçari i njohur me nofkën “Shok” që është me origjinë nga Tetova u arrestua derisa po punonte në furrën e bukës në afërsi të kompleksit “Arizona” në Brçko.

Tetovari 52 vjeçar Rexho Salaj u arrestua dje nga policia boshnjake në qytetin e Brçkos, për shkak të dyshimeve për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës në Bosnjë.

52 vjeçari i njohur me nofkën “Shok” që është me origjinë nga Tetova u arrestua derisa po punonte në furrën e bukës në afërsi të kompleksit “Arizona” në Brçko.

“Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë – Hercegovinës është arrestuar i dyshuari për krime lufte ndaj viktimave boshnjake dhe kroate në rajonin e fshatit Kamenicë- komuna e Zavidoviqit. Informacione shtesë do të publikohen në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e prokurorisë boshnjake.

Gjatë bastisjes së hapësirave ku gjendej Salaj është gjetur një pushkë automatike, pistoletë dhe municion.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *