Home / Sport / Arsenali nuk heq dorë nga Casillas

Arsenali nuk heq dorë nga Casillas

Sipas të përditshmes sportive katalunase AS, Wenger ende po shpreson të bindë Casillas për transferim në Arsenal para përfundimit të Kampionatit botëror.

Arsen Wenger po synon ta transferoj në Arsenal Iker Casillasin, edhe pse Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se reprezentuesi i Spanjës do të mbetet në klub.

Sipas të përditshmes sportive katalunase AS, Wenger ende po shpreson të bindë Casillas për transferim në Arsenal para përfundimit të Kampionatit botëror.

Sipas këtij mediumi porta mbetet ende një problem kronik për francezin. Madje, aktualisht Arsenali ka në disopizcion vetëm portierin Szczensny, pasi Fabianski është transferuar te Swansea City, derisa Emiliano Viviano është rikthyer në Palermo

Ekipi nga Emirates mendon se me transferimin e Casillasit do ta siguroj portën për disa vite. Portieri spanjoll dy sezonet e fundit ka mbrojtur vetëm në Copa del Ray dhe Ligën e Kampionëve, pasi Diego Lopez ka enë titullar në La Liga.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *