Home / Lajme / Maqedoni / Ata që marrin ndihma legalizimin e kanë falas

Ata që marrin ndihma legalizimin e kanë falas

29 qershor-
Qytetarët pranues të ndihmës sociale do të duhet të sigurojnë vërtetim nga qendrat për punë sociale, ndërsa ata me të ardhura të ulëta deri më 168,000 denarë në vit certifikatë nga Drejtoria për të Ardhura Publike, pastaj munden nga zyrat rajonale të Agjencisë për kadastër të patundshmërisë të parashtrojnë kërkesë për elaborat falas për legalizimin.

Pranuesit e ndihmës së përhershme sociale dhe në të holla dhe persona me të ardhura të ulëta, me ndryshimin e Ligjit për kadastër munden falas t’i legalizojnë ndërtimet pa leje, njoftoi sot në një konferencë për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe drejtori i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri Sllavce Tërpevski.

Me ndryshimet, siç sqaruan, njerëzit nga kategoritë e rrezikuara sociale tërësisht do të lirohen nga harxhimet në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ndërsa elaboratin gjeodezik do të përgatisë Agjencia.

Qytetarët pranues të ndihmës sociale do të duhet të sigurojnë vërtetim nga qendrat për punë sociale, ndërsa ata me të ardhura të ulëta deri më 168,000 denarë në vit certifikatë nga Drejtoria për të Ardhura Publike, pastaj munden nga zyrat rajonale të Agjencisë për kadastër të patundshmërisë të parashtrojnë kërkesë për elaborat falas për legalizimin.

Ministri Spasov theksoni se të gjithë ata që do të kryejnë legalizimin e objekteve ku ata jetojnë nuk do të humbasin të drejtën në ndihmë sociale të përhershëm. Këtë masë qeveritare pritet ta përdorin 34.000 përfitues të ndihmës sociale dhe 5.000 marrës të ndihmës financiare.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, sipas Tërpevskit, do të kryejnë studim e patundshmërisë me detyrë zyrtare për marrësit e ndihmës sociale, për të cilin ka kapacitet të mjaftueshëm, respektivisht ka punësuar 150 inxhinierë gjeodet dhe 250 teknikë gjeodet.

Drejtori i Agjencisë deklaroi se ka filluar me formimin e Regjistrit të çmimeve të pronës së patundshmërive në Republikën e Maqedonisë, e cila do të përmbajë të dhënat për të gjitha shitjet dhe qiratë e pasurive të patundshme në dispozicion për qytetarët në internet, dhe duhet të funksionojë në gjysmën e parë të vitit 2015. Agjencia, shtoi Tërpevski, do të publikojë raporte tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore dhe analiza për lëvizjen e tregut të pasurive të patundshme.

Ai paralajmëroi se ka filluar edhe implementimi i projektit Sporteli elektronik “24 orë orë kadastër online”, dedikuar për përdoruesit profesional të shërbimit të Agjencisë. Përmes këtij sporteli Agjencia është e lidhur me të gjitha zyrat noteriale, kompanitë private gjeodezike dhe komunat.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *