Home / Lajme / Maqedoni / Autobusi që udhëtonte nga Maqedonia për në Austri, kapet me drogë

Autobusi që udhëtonte nga Maqedonia për në Austri, kapet me drogë

Në pikën kufitare Preshevë me Maqedoninë, autoritetet serbe zbuluan një sasi droge në autobusin e linjës Maqedoni – Austri.

Autobusi është me targa të Maqedonisëm dhe po transportonte udhëtarë drejt Austrisë.

Droga është gjetur e fshehur në një çantë udhëtarësh, theksoi shërbimi për informim i doganës serbe, duke mos dhënë detaje se cilës kompani i takonte autobusi. Po ashtu, nga dogana pohojnë se me informacione më të detajuara, do të dalin pasi që të kryhen të gjitha hetimet, dhe të bëhet matja e sasisë së drogës.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *