Home / Lajme / Rajon / Bardhyl Meta i LDK-së, uron Thaçin për fitoren

Bardhyl Meta i LDK-së, uron Thaçin për fitoren

9 qershor-“Dëshiroj që të uroj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe partneret e tjerë të koalicionit rreth PDK-së për fitoren e tyre të pastër dhe të pa kontestueshme në zgjedhjet që ishin të organizuara shumë mirë, të cilat ishin demokratike dhe rregullta”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.

Përderisa lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare sa i përket rezultatit preliminar të zgjedhjeve, kandidati për deputet i kësaj partie, Bardhyl Meta e ka uruar liderin e Partisë Demokratikë të Kosovës, Hashim Thaçi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Dëshiroj që të uroj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe partneret e tjerë të koalicionit rreth PDK-së për fitoren e tyre të pastër dhe të pa kontestueshme në zgjedhjet që ishin të organizuara shumë mirë, të cilat ishin demokratike dhe rregullta”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.

Ai po ashtu ka uruar edhe qytetarët e Kosovës për kulturën demokratike dhe qytetëruese gjatë fushatës si dhe gjatë procesit të votimit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *