Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Ndryshime ne postet ministrore. Sadulla Duraku nënkryetar

BDI: Ndryshime ne postet ministrore. Sadulla Duraku nënkryetar

07 Qershor – Ministra te ri do te jene Lirim Shabani. Adnan Jashari Hazbi Lika dhe Bekim Neziri, kurse edhe me tej ngelen ministra Abdylakim Ademi, Musa Xhaferi, Fatmir Besimi…

Musa Xhaferri dhe Fatmir Besimi mbeten aty ku kane qene. Abdylaqim Ademi, do të udhëheq me ministrinë e arsimit. Derisa Lirim Shabani nga Kumanova do të udhëheq me Pushtetin lokal. Adnan Jashari, zëvendëson Blerim Bexhetin në ministrinë e drejtësisë. Risi do të jetë Bekim Neziri, i cili nga Fondi Pensional, do të emërohet ministër i ekonomisë. Derisa për dikasterin e ekologjisë kreu i integristëve Ali Ahmeti vendos sot. Edhe pse si kandidat më serioz për këtë post përmendet Hazbi Lika.

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së për këto emra vendos sot ne ora 13:00.

Ndërkohë edhe Talat Xhaferi nuk do të jetë më ministër. BDI-ja përfundimisht heq dorë nga dikasteri i mbrojtjes. Megjithatë Xhaferri sipas informatave jozyrtare do të udhëheq grupin parlamentar të BDI-së, si koordinator i këtij grupi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *