Home / Lajme / Maqedoni / BDI nesër mban Kongresin

BDI nesër mban Kongresin

4 qershor-Gjithsej 675 delegatë do të zgjedhin kryetarin e partisë dhe Këshillin e përgjithshëm. Pozita e kryetarit aktual të partisë Ali Ahmeti mbetet i pakontestueshme, ndërsa nga BDI thonë se pretendohet që rruga t’u hapet fytyrave të reja, por nuk përjashtohet mundësia që edhe të ketë rokada dhe zhvendosje të funksionarëve nga një pozicion në tjetrin.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nesër (e enjte) me fillim në ora 13.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbajë Kongresin e tretë zgjedhor.

Gjithsej 675 delegatë do të zgjedhin kryetarin e partisë dhe Këshillin e përgjithshëm. Pozita e kryetarit aktual të partisë Ali Ahmeti mbetet i pakontestueshme, ndërsa nga BDI thonë se pretendohet që rruga t’u hapet fytyrave të reja, por nuk përjashtohet mundësia që edhe të ketë rokada dhe zhvendosje të funksionarëve nga një pozicion në tjetrin.

Një garë e nxehtë pritet të zhvillohet edhe për një vend në Kryesinë Qendrore të partisë, Kuvend dhe organet e tjera më të larta drejtuese.

Por ajo që paralajmërohet të ndodh në organet më të larta drejtuese të kësaj partie, nuk ka ndodhur me strukturat lokale. Madje, në shumicën e degëve, kryetarët kanë mbetur të njëjtë, me disa përjashtime në degë të caktuara.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *