Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Resorët ende nuk janë ndarë (VIDEO)

BDI: Resorët ende nuk janë ndarë (VIDEO)

Tetovë, 03 Qershor – Ashtu që nuk e dimë se me cilat resore do të udhëheqë BDI-ja me cilët resore do të udhëheqë VMRO-ja. Janë në përfundim e sipër, pjesa dërmuese e kësaj ndarje është përfunduar por mbetet edhe një ditë, dy, derisa të përmbyllet plotësisht kjo ngjarje. Pastaj pas kongresit do të caktohen emrat për çdo ministri, deri në këtë fazë nuk është diskutuar për asnjë emër që do të menaxhojë me ndonjë institucion”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Bisedimet për formimin e qeverisë së re janë afër përmbylljes. Sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, pritet që pjesa më e madhe e projekteve të BDI-së të përfshihen në programin e qeverisë, ndërkaq mbetet që në dy ditët e ardhshme të mësohen edhe dikasteret që do të drejtohen nga BDI-ja, si dhe emrat kryesues të tyre. Osmani i cilësoi si spekulime zërat që qarkullojnë në media, respektivisht Izet Mexhiti të jetë zv/kryeministër, Hazbi Lika-ministër i ekologjisë, dhe që në vend të mbrojtjes BDI-së t’i jepet nën udhëheqje ministria e punës dhe politikës sociale.
“Ne ende nuk kemi përfunduar fazën e ndarjes së resorëve. Ashtu që nuk e dimë se me cilat resore do të udhëheqë BDI-ja me cilët resore do të udhëheqë VMRO-ja. Janë në përfundim e sipër, pjesa dërmuese e kësaj ndarje është përfunduar por mbetet edhe një ditë, dy, derisa të përmbyllet plotësisht kjo ngjarje. Pastaj pas kongresit do të caktohen emrat për çdo ministri, deri në këtë fazë nuk është diskutuar për asnjë emër që do të menaxhojë me ndonjë institucion”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Këto dilema pritet të qartësohen për pak ditë, pasi 8 Qershori është dita e fundit kur mandatari Nikolla Gruevski, duhet që të propozojë përbërjen e re të Qeverisë në Parlament. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se në takimin e një nate më parë të kryesisë është vendosur që Kongresi i të enjtes të jetë vetëm zgjedhor, ndërsa pas disa muajsh, të mbahet kongres politik ku do të caktohet orientimi politik i partisë. Në këtë kongres në fakt pritet të përcaktohet rreth angazhimit të mëtejshëm të BDI-së, nëse në shtator vendi nuk anëtarësohet vendi në NATO.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *