Home / Sport / Belgët frikësohen se Januzaj mund të zgjedhë përfaqësuese tjetër

Belgët frikësohen se Januzaj mund të zgjedhë përfaqësuese tjetër

Adnan Januzaj vendosi ta përfaqësoi Belgjikën edhe pse kishte oferta nga Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Anglia. Por, mediat belge frikësohen se Adnan Januzaj mund ta braktisë Belgjikën nëse nuk debuton në Kampionatin botëror.

Mediat belge frikësohen se Adnan Januzaj mund ta braktisë Belgjikën nëse nuk debuton në Kampionatin botëror. Talenti i Manchester Unitedit ka luajtur dy ndeshje për këtë vend, por miqësoret nuk llogariten nga FIFA. Kjo i jep mundësi 19 vjeçarit ta ndërroj përfaqësuesen nëse nuk luanë ndeshje zyrtare.

Adnan Januzaj vendosi ta përfaqësoi Belgjikën edhe pse kishte oferta nga Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Anglia. Por, mediat belge frikësohen se Adnan Januzaj mund ta braktisë Belgjikën nëse nuk debuton në Kampionatin botëror.

Talenti i Manchester Unitedit ka luajtur dy ndeshje për këtë vend ndaj Luksemburgut dhe Tunisit, por miqësoret nuk llogariten nga FIFA.

Kjo i jep mundësi 19 vjeçarit ta ndërroj përfaqësuesen nëse nuk luan ndeshje zyrtare. Ai nuk u aktivizua fare nga selektori Marc Wilmots në ndeshjen ndaj Algjerisë.

Belgët e kanë marrë si shembull rastin e Nacer Chadli. Ky i fundit ksihte luajtur ndeshje miqësore me Marokon, por në fundi kishte zgjedhur Belgjikën para vendlindjes.

Megjithatë, belgët shpresojnë që Wilmots do ta inkuadroj talentin e Manchester Unitedit në dy ndeshjet e radhës ndaj Rusisë dhe Koresë së Jugut.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *