Home / Sport / Belgjika fiton, Januzaj nuk debuton

Belgjika fiton, Januzaj nuk debuton

Ylli shqiptar, Adnan Januzaj nuk debutoi në këtë sfidë, pasi përzgjedhësi Wilmots nuk ia dha rastin për lojë.

Kombëtarja e Belgjikës ka arritur ta përmbysë rezultatin, për t’iu gëzuar fitores në duel me Algjerinë, në ndeshjen e parë të Grupit H në Botërorin “Brazil 2014”, me rezultat 2:1. Ylli shqiptar, Adnan Januzaj nuk debutoi në këtë sfidë, pasi përzgjedhësi Wilmots nuk ia dha rastin për lojë.

Ndeshja nisi me dominim të Belgjikës që u rikthye në Botëror pas 12 vjetësh. Por edhe pse kishte topin më shumë në posedim, përfaqësuesja belge u gjet në disavantazh kur Sofiane Feghouli shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të. Ishte mbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertonghen i cili shkaktoi ndërhyrje të parregullt që i dha penaltinë Algjerisë.

Pas golit të pësuar Belgjika kërkonte me ngulm barazimin. Naser Chadli ishte më së afërmi golit në minutën e parafundit të pjesës së parë por portieri i Algjerisë, Rais Mbolhi priti me sukses goditjen e tij.

Me këtë rast u përmbyll gjysmë loja e parë me epërsinë minimale të algjerianëve.

Carl Medjani kishte rastin e parë në pjesën e dytë duke goditur me kokë por nuk rrezikoi Courtoisin sepse topi shkoi mbi portë.

Bashkëlojatri i Januzajt te Unitedi, Maroune Fellaini nisi takimin në minutën e 65 dhe vetëm pesë minuta më pas ai realizoi golin e barazimit për belgët. Shtatlarti shënoi me kokë pas harkimit të Kevin De Bruyne.

E me të barazuar rezultatin belgët morën iniciativën e plotë duke kërkuar golin e rikthimit që e arritën 10 minuta më vonë. Sërish ishte një lojtar që u fut nga banka rezervë, Dries Mertens që shënoi për kombëtaren belge. Ai mposhti algjerianët me një goditje të fuqishme pas një kundërsulmi të shpejtë.

Me këta dy gola të shpejtë Belgjika nisi mbarë Kampionatin Botëror duke prirë në grupin H ku më vonë Rusia dhe Korea Jugore do të zhvillojnë takimin e dytë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *