Home / Lajme / Rajon / Bello: Kushtetuta e qartë, nëse Thaçi s’bën qeverinë, e ka radhën tjetri

Bello: Kushtetuta e qartë, nëse Thaçi s’bën qeverinë, e ka radhën tjetri

12 qershor-Bello theksoi në fjalën e tij se gjithçka është mëse e qartë: “Nuk e ka në dorë koalicioni se si veprohet, e ka në dorë Kushtetuta!” – tha ai. – “Presidentja Jahjaga me të marrë rezultatin fillon konsultimet me partitë dhe patjetër që do të thërrasë partinë ose koalicionin e partive, që ka fituar shumicën e votave në Kuvend.

Politikani i njohur Marko Bello, tri herë deputet dhe dy herë ministë i drejtësisë në Shqipëri ka deklaruar sonte në “Ora News” se zgjidhjen e situatës në Kosovë tani e ka në dorë vetëm Kushtetuta e Kosovës dhe jo koalicioni tripartiak.

Bello dha opinionin e tij për një seri pikëpyetjesh që janë ngritur për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës pas daljes së PDK-së së Hashim Thaçit si e para në zgjedhje dhe aleancës së tri partive të tjera për t’i marrë pushtetin.

Bello theksoi në fjalën e tij se gjithçka është mëse e qartë: “Nuk e ka në dorë koalicioni se si veprohet, e ka në dorë Kushtetuta!” – tha ai. – “Presidentja Jahjaga me të marrë rezultatin fillon konsultimet me partitë dhe patjetër që do të thërrasë partinë ose koalicionin e partive, që ka fituar shumicën e votave në Kuvend.”

I pyetur nëse i takonte Thaçit të ishte i pari, Bello tha: “ Patjetër që për mendimin tim duhet të thërritet partia e parë, Hashim Thaçi. Por ky ka qënë dhe synimi i koalicionit, për ta evituar këtë hap të parë. Për t’i treguar Presidentes së Republikës dhe gjithë opinionit publik se ne jemi partitë që kemi fituar shumicën e votave në parlament, s’ke pse të harxhosh kohën të presësh partinë tjetër.”

E gjithnjë duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, Bello gjykoi se “Formalisht, Presidentja mund ta thërrasë zotin Thaçi, por nuk ka kohë të bëjë eksperimente: Do ta thërrasë herën e parë , do t’i japë kohën e mjaftueshme e nëse ai nuk e realizon dot qeverinë, automatikisht do t’i jepet shansi, partisë tjetër.”

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *