Home / Lajme / Maqedoni / Besiri kërkon ndihmë për operim në Gjermani (VIDEO)

Besiri kërkon ndihmë për operim në Gjermani (VIDEO)

Tetovë, 30 Qershor – Besir Ibrahimi, 33 vjeç, nga Tetova, baba i tre fëmijëve minoren, një kohë të gjatë vuan nga një sëmundje në zemër, si pasojë e të cilës, para katër vitesh vendoi një aparat në zemër, po me afat 3 vjeçar, njofton Televizioni Koha.

Për të vazhduar jetën Besiri, duhet që të vendojë aparat tjetër i cili kushton mbi 25 000 euro dhe bëhet në Gjermani, sepse fondi shëndetësorë i Maqedonisë, ndan në vit vetëm dy aparate të atilla dhe për ti ardhur radha Besirit, ai duhet të prêt një kohë të gjatë.

“ Ka gati një vit që duhet ndërruar këtë aparat, bëhet jashtë shtetit, sepse shteti nuk e përmban, mi kanë dhënë dokumentet se fondi nuk mundet ta bëj sepse vetëm dy aparate në vit lëshohen dhe nuk ka mundësi për më tepër sepse ka shumë kërkesa për këtë aparat që duhet të vihet në zemër. Jashtë shtetit duhet të behet në Gjermani, kushton 25 000 euro dokumentet i kam krejt nga 25 deri në 30 mundë të mbërrij por nuk e dimë atë gjë.”

Në pamundësi që ta paguaj vetë këtë aparat, Besiri kërkon nga populli që ti ndihmojnë të vazhdojë jetën . Ai merr një pension prej shtetit prej 7400 denarëve në muaj, ndërsa barnat, i kushtojnë mbi 9 000 denarë.

“ Pres nga populli të më ndihmojnë kush ka mundësi me më ndihmu Zoti e shpërbleftë kush nuk ka Zoti i dhashtë. Pensionin e kam 7400 denarë në muaj, kurse barnat kushtojnë 150 euro në muaj edhe atë jashtë shtetit se këtu nuk ka, por edhe për këto nuk më ndihmon shteti.”

Herren e pare e ka venduar aparatin me mjete vetanake dhe ka kushtuar 20.000 euro, sepse, edhe herrën e parë shteti nuk ia ka mundësuar një gjë të këtillë përmes fondit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *