Home / Sport / Brazil – Meksikë vetëm barazim

Brazil – Meksikë vetëm barazim

Ka qenë skuadra e Meksikës, ajo që ka arritur ta frenojë skuadrën e Luis Felipe Scolarit, në një ndeshje përplot emocione, me shifrat 0:0.

Brazili nuk ka arritur ta shijojë fitoren e dytë në Botërorin që po e zhvillon në shtëpi. Ka qenë skuadra e Meksikës, ajo që ka arritur ta frenojë skuadrën e Luis Felipe Scolarit, në një ndeshje përplot emocione, me shifrat 0:0.

Protagonisti kryesor i meksikanëve ishte portieri Ochoa, i cili e shpëtoi portën e tij të paprekur në disa raste. Pas këtij barazimi të dyja këto kombëtare kanë nga 4 pikë dhe mbesin në garë për kualifikim në fazën e ardhshme.

Në pjesën e parë skuadër më dominuese sa i përket posedimit të topit ishte Brazili por rastet nuk i munguan as meksikanëve.
Rastin e parë për Meksikën e pati Hector Herrera që provoi nga distancë e largët të befasojë Julio Cesarin, por braziliani reagoi si duhet.

Dy minuta më vonë ylli i brazilianëve, Neymar ishte afër golit kur tentoi të shënonte me kokë, por portieri meksikan, Guillermo Ochoa ndali për mrekulli gjuajtjen e tij.

Vasquez ishte afër ta zhbllokonte rezultatin në minutën e 42-të por goditja e tij kaloi fare pranë portës së Julio Cesarit.
Paulinho rrezikoi i fundit në pjesën e parë me një goditje nga afërsia por sërish Ochoa priti me sukses goditjen e tij duke dërguar skuadrat në pushim pa gola.

Pjesa e dytë nisi me dominim nga Meksika që rrezikonte nikoqirët me goditje nga distanca. Vasquez rrezikoi për herë të dytë Cesarin me një goditje nga një distancë shumë e largët por goditja e tij kaloi pak mi traversë (55’).

Herrera pati rastin e njëjtë sikur Vasquez vetëm dy minuta më vonë. Në minutën e 63-të Neymar provoi nga goditja e lirë të befasojë meksikanët por goditja e brazilianit kaloi pranë portës.

Guillermo Ochoa u tregua edhe një herë hero i skuadrës meksikane duke pritur një goditje të fuqishme të Neymarit nga afërsia në minutën e 69-të. Për rastin e fundit në takim nga Brazilianët provoi Thiago Silva që me kokë tentoi nga afërsia por sërish heroi i meksikanëve ishte portieri që është më meritori për këtë barazim. Në anën tjetër meksikanët krejtësisht në fund rrezikuan dy herë Cesarin me gjuajtje nga distanca, por topi nuk shkoi në rrjetë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *