Home / Lajme / Maqedoni / Brendi i njohur Italian Coincasa edhe në Tetovë (VIDEO)

Brendi i njohur Italian Coincasa edhe në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 13 Qershor – Në hapësirat e qendrës tregtare Pallma Mall në mënyrë solemne është hapur shitorja nga brendi Italian, Coincasa.

Për këtë lloj veprimtarie pikërisht është zgjedhur qendra tregtare Palla Mall, një ndërtesë e standarteve bashkëkohore në qendër të biznesit në Tetovë.

Për këtë ngjarje të organizuar në konferencën për shtyp
foli Marina Dimitrovska, menaxhere e brendit Coincasa, e cila mes tjerash tha:

Shitorja e rrjetit të shitjes nga bredni i njohur Ilatlian Coincasa, ka qenë edhe prioriteti ynë kryesor, kurse hapja e këtij salloni në Tetovë është një përgjigje më shumë për kërkesat e qytetarëve të Komunë së Tetovës, Gostivarit dhe vendeve të tjera në Pollog.

Ky është hapi i parë për të paraljmëruar aktivitet tjera të cilat janë planifuar për të ardhmen, pikërisht për sezonin veror, por edhe për stinët tjera të vitit. Prodhimet tona janë të preferueshme, të kërkuara nga cdo familje, nga cdo shtëpi.

Të shtojmë se në këtë shitore qytetarët do të ndjejnë atmosferën e një dyqani të madh italian. Aty do të ofrohen më shumë mundësi zgjedhjeje të markave më të njohura italiane si dhe tendencave të reja të stinëve me çmime të pranueshme.

Kjo shitore shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 500 metrash katrorë. Grupi i punës që është marrë me kurimin e mjediseve të brendshme ka krijuar një koncept të veçantë, duke përdorur forma dhe materiale të personalizuara që përputhen me cilësitë e markave dhe identitetin e tyre.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *