Home / Lajme / Maqedoni / Breth:Palët duhet të ofrojnë platforma reale dhe jo pozicione maksimale.

Breth:Palët duhet të ofrojnë platforma reale dhe jo pozicione maksimale.

29 qershor-Sipas tij palët duhet të ofrojnë platforma reale dhe jo pozicione maksimale. Proceset e kaluara politike, vlerëson më tej Bret, dëshmojnë për një papjekuri të kulturës demokratike.

Dialogu mes pushtetit dhe opozitës është një nga çështjet kryesore në Maqedoni dhe të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në këtë drejtim, thekson ambasadori i OSBE-së në Maqedoni Ralf Bret në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë. Sipas tij palët duhet të ofrojnë platforma reale dhe jo pozicione maksimale. Proceset e kaluara politike, vlerëson më tej Bret, dëshmojnë për një papjekuri të kulturës demokratike.

“Presim që të dyja palët do të nisen nga platforma reale dhe jo vetëm të shkëmbejnë pozicione maksimale por të tentojnë të krijojnë kushte që do të mundësojnë kthimin e opozitës në parlament pasi parlament pa opozitë është jo i plotë. Nuk i shoh aq negative rezultatet e marrëveshjes së 1 marsit. Pajtohem se nuk është realizuar gjithçka por u arrit që opozita të kthehet në parlament dhe u miratuan disa vendime të përbashkëta. Pajtohem se procesi politik është çdoherë me “tentime dhe gabime” dhe të gjithë aktorët e përfshirë duhet të mësojnë se akoma duhet të zhvillohet kultura demokratike”, tha Ralf Bret, ambasador i OSBE në Maqedoni.

Ndryshe , ideja për formimin e qeveris teknike vazhdon të mbaj peng dialogun politik mes pozitës dhe opozitës maqedonase. Për partinë e kryeministrit Gruevski kjo ide është humbje kohe përderisa për partinë e Zaevit është bazë për vazhdimin e dialogut. Gylten Rexhallari

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *