Home / Sport / Cana shpreson të mbetet te Lazio

Cana shpreson të mbetet te Lazio

Mbrojtësi kosovar Lorik Cana shpreson që të qëndrojë edhe më gjatë te skuadra e Lazios. Ai ka thënë se i ka marrëdhëniet e mira me drejtuesit e skuadrës dhe tifozët.

“Unë shpresoj të vazhdoj te Lazio. Raportet i kam të mira me drejtuesit e skuadrës së Lazios e gjithashtu edhe me tifozët që kur janë prezentë në tribuna gjithmonë bëjnë ndryshim në aspektin pozitiv. Detyra jonë është që të përpiqemi në fushë ta kryejmë detyrën që ta ngremë sa më lart Lazion. Shpresoj që problemet e mbetura të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi askush nuk është i lumtur të vazhdojë në këtë situatë”, ka thënë Cana në një intervistë dhënë “lazionews.eu”.

Cana 30-vjeçar me skuadrën e Lazios ka kontratë deri në qershor të vitit 2016. Te Lazio u transferua në korrik të vitit 2011.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *