Home / Lajme / Maqedoni / Ceremoni solemne në UEJL pët gjeneratën e dhjetë

Ceremoni solemne në UEJL pët gjeneratën e dhjetë

15 qershor-Në manifestimin i cili u mbajt në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore, para profesorëve dhe prindërve të studentëve të diplomuar, rektori Zamir Dika tha se kjo ushtri e të diplomuarve, do të jetë një ndihmë e madhe për shtetin, si profesionistë të cilët do të ndihmojnë në reformat e nevojshme institucionale të Maqedonisë

570 studentë nga gjithsej pesë fakultete të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, hodhën solemnisht kapelat, për të shënuar në këtë mënyrë përmbylljen e ciklit studimor.

Në manifestimin i cili u mbajt në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore, para profesorëve dhe prindërve të studentëve të diplomuar, rektori Zamir Dika tha se kjo ushtri e të diplomuarve, do të jetë një ndihmë e madhe për shtetin, si profesionistë të cilët do të ndihmojnë në reformat e nevojshme institucionale të Maqedonisë.

Zamir Dika paralajmëroi se Universiteti i Evropës Juglindore synon të sigurojë zhvillimin e mëtejmë dhe përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Maqedoni dhe rajon duke përgatitur kuadro për tregun e punës e individ të arsimuar dhe të aftësuar të cilët kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. Kjo është gjenerata e dhjetë e studentëve të cilët mbaruan studimet në Universitetin e Evropës Juglindore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *