Home / Lajme / Maqedoni / Danielson dhe jo Fyle sot në Shkup

Danielson dhe jo Fyle sot në Shkup

4 qershor-Vlerësimi i procesit të integrimit të vendit në BE si dhe arritjet e Maqedonisë si vend që ka disa vite rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim, janë temat e agjendës së sekretarit të përgjithshëm të zgjerimit të Komisionit Evropian, Kristian Danielson që sot pritet të mbërrijë në Shkup.

Nuk është e qartë se përse evrokomisioneri Shtefan Fyle nuk vjen në Shkup, pasi që vizita e tij ishte paralajmëruar para zgjedhjeve.

Vlerësimi i procesit të integrimit të vendit në BE si dhe arritjet e Maqedonisë si vend që ka disa vite rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim, janë temat e agjendës së sekretarit të përgjithshëm të zgjerimit të Komisionit Evropian, Kristian Danielson që sot pritet të mbërrijë në Shkup.

Por akoma nuk është e qartë se përse evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle nuk do të vij në Shkup, pasi që vizita e tij ishte paralajmëruar që para zgjedhjeve të 27 prillit në Maqedoni.

Fyle ka zgjedhur Tiranën, ku pritet t`ia dorëzojë autoriteteve shqiptare raportin e progresit, por edhe do të konfirmojë dhënien e statusit si vend kandidat.

Megjithatë, Danielson do të përcjellë mesazhet e Brukselit në takime t me krerët shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike.

Ai gjatë kësaj vizite do të vlerësoj situatën e përgjithshme në Maqedoni duke dhënë vlerësimet për ecurinë e procesit të afrimit të vendit në BE.

Me theks të veçantë do të diskutohen zgjedhjet e fundit, bojkoti i opozitës maqedonase si dhe çështje të tjera, duke përfshirë edhe rekomandimin për statusin. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *