Home / Sport / Del Boske ‘jep dorëheqjen’: Do të bëjë më të mirën për Spanjën

Del Boske ‘jep dorëheqjen’: Do të bëjë më të mirën për Spanjën

” Patëm vështirësi të zgjedhin formacionin bazë, Pjesa e dytë e ndeshjes ndaj Holandës dhe e parë ndaj Kilit ishin të vështira për ne. Mendoj se ky ekip është I mirë dhe i aftë por duhet të marr vendimin e duhur për të mirën e futbollit spanjoll” – tha Del Boske.

Pas eleminimit të rëndë të Spanjës nga Kupa e Botës, Vicente del Bosque nuk e ka përjashtuar mundësinë e një dorëheqje të mundshme. Trajneri i furisë së kuq lavdëroi guximin e Kilit

“Kili luajti ashtu siç e prisnim me forcë të jashtëzakonshme fizike, kurajo dhe trimëri, ndërsa ne luftuam deri në fund por për fat të keq nuk ia dolëm. Kombëtarja kiliane do të jetë një rivale shumë e fortë për këdo që do ta ketë përballë. Në të dyja takimet nuk ishim të gjendje të tregoheshim superiorë. Do të doja të mendoja për atë që ka ndodhur por kam shumë pak kohë. Ndaj Kilit, në pjesën e parë ishim të ndrojtur, ndërsa në të dytën pati më shumë aksion por goli nuk erdhi. Megjithatë duhet kohë për të analizuar gjithçka. Kemi 24 apo 25 ditë që jemi të gjithë bashkë dhe mendonim se ishim në kushte optimal.”

Më pas trajneri i Spanjës analizon situatën e skuadrës së tij dhe të ardhmen që e shikon larg kampionëve të Botës.

” Patëm vështirësi të zgjedhin formacionin bazë, Pjesa e dytë e ndeshjes ndaj Holandës dhe e parë ndaj Kilit ishin të vështira për ne. Mendoj se ky ekip është I mirë dhe I aftë por duhet të marr vendimin e duhur për të mirën e futbollit spanjoll” – tha Del Boske.

Por, pavarësisht zhgënjimin, Del Bosque nuk do të kërkoj falje për paraqitjen e skuadrës së tij.

“Treguam karakter duke sulmuar,por nuk kemi qenë shumë të suksesshëm. Nuk kemi arsye të kërkojmë ndjesë. Bëmë përpjekje të madhe. Na mungonte diçka në lojën tonë” – përfundoi konferencën për shtyp strategu spanjoll. Spanja do të përballet ndaj Australisë në ndeshjen e tyre të fundit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *