Home / Lajme / Maqedoni / Del nga rruga autobusi Shkup – Tetovë, 6 të lënduar

Del nga rruga autobusi Shkup – Tetovë, 6 të lënduar

18 Qershor – Sipas Drejtorit të Spitalit të Tetovës Florin Besimi për TetovaSot tha se deri më tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë pasagjerë të cilët kanë qenë në autobusin ‘Euro Tours” nga Gostivari

Sipas Drejtorit të Spitalit të Tetovës Florin Besimi për TetovaSot tha se deri më tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë pasagjerë të cilët kanë qenë në autobusin ‘Euro Tours” nga Gostivari si dhe shoferi i autobusit i cili para pak çastesh ka rrëshqitur në rrugën Shkup- Tetovë afër fshatit Grupçin.

Të lënduarit sipas tij kanë marrë lëndime të lehta, përpos shoferit i cili ka lëndime pak më të rrënda, njofton TetovaSot.

Ende nuk dihet numri i pasagjerëve në autobus dhe shkaqet se si ka ndodhur deri tek rrëshqitja. Polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton të gjithë ngjarjen. Ende nuk ka informata zyrtare nga MPB-Tetovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *