Home / Lajme / Maqedoni / Depërtohen 3 shtetas të Shqipërisë (VIDEO)

Depërtohen 3 shtetas të Shqipërisë (VIDEO)

Tetovë, 26 Qershor – Vijojnë aksionet e policisë së Tetovës për kapjen e shtetasve të Shqipërisë të cilët punojnë ilegalisht në Maqedoni, njofton Televizioni Koha.

Sipas policisë, të mërkurën rreth orës 9, në rrugën Nikolla Teslla, janë kapur tre shtetas të Shqipërisë I.K (47) , A.K (20) dhe M.K (29) të cilët janë shoqëruar për në stacionin policor në Tetovë.

“Tre personat në Maqedoni kanë hyrë në mënyrë legale dhe kanë poseduar dokumente personale, por të njëjtit nuk e kanë pasur të rregulluar qëndrimin e tyre në Tetovë. Pas bisedës me tre shtetasit, ata janë depërtuar për në shtetin e tyre amë”, njofton policia, transmeton Televizioni Koha.

Vetëm gjatë kësaj jave për në Shqipëri janë depërtuar 5 shtetas të cilët janë kapur në rajonin e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *