Home / Lajme / Maqedoni / Dialog për zhbllokimin e krizës politike

Dialog për zhbllokimin e krizës politike

20 qershor-“VMRO-DPMNE gjithmonë është e gatshme për dialog që është në interes të qytetarëve dhe shtetit. Lideri ynë Gruevski e fton liderin e opozitës Zoran Zaev për një takim të premten pasdite, me ç`rast do të fillojë edhe dialogu politik për zhbllokimin e krizës politike”, deklarohet në komunikatën e VMRO-DPMNE.

Në Maqedoni janë dhënë sinjale pozitive për hapjen e dialogut midis partive më të mëdha të pozitës dhe opozitës për zhbllokimin e krizës politike.

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski ka ftuar për dialog liderin e partisë më të madhe LSDM, Zoran Zaev.

Ftesa është bërë përmes një komunikate partiake, ku siç thuhet me qëllim të interesave strategjike shtetërore dhe procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE.

“VMRO-DPMNE gjithmonë është e gatshme për dialog që është në interes të qytetarëve dhe shtetit. Lideri ynë Gruevski e fton liderin e opozitës Zoran Zaev për një takim të premten pasdite, me ç`rast do të fillojë edhe dialogu politik për zhbllokimin e krizës politike”, deklarohet në komunikatën e VMRO-DPMNE.

Por, më pas ka pasuar edhe përgjigja nga LSDM opozitare, ku siç thuhet lideri i tyre Zoran Zaev pranon ftesën për takim dhe dialog politik.

Dialogu do të jetë një tendencë për të zhbllokuar krizën politike, pas vendimit të opozitës për të mos njohur zgjedhjet, që çoi edhe në vendimet për heqje dorë nga mandatet e deputetëve dhe kërkesën për organizimin e zgjedhjeve të reja nga ana e një qeverie teknike. Por nga dialogu i tillë do të varet se sa maxhoranca do të pranojë kërkesat e opozitës. Nga LSDM kanë theksuar se vështirë që sot mund të zhvillohet ky takim dhe se pritet përcaktimi i një orari tjetër. Lideri i LSDM ka bërë të qartë kushtin kryesor se dialogu ka si prioritet formimin e një qeverie teknike, që do të organizonte zgjedhje të lira dhe demokratike.
Në Gjykatën e Shkupit dje duhej te fillonte procesi gjyqësor i ngritur nga lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikola Gruevski kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Por, procesi gjyqësor u shtye për 3 korrik, për shkak të dorëzimit të një vëllimi të madh të materialit dëshmues nga ana e ekipit të avokatëve të liderit të opozitës.

Gruevski ka ngritur padi ndaj Zaevit, pas akuzave të këtij të fundit se Gruevski ka marrë para në dorë prej 1,5 milion eurove me rastin e shitjes së “Bankës Maqedonase”, përmes një rrugë ilegale, duke dëmtuar buxhetin shtetëror.

Zaev gjatë zgjedhjeve publikoi audioregjistrim ku dëgjohet zëri i Gruevskit gjatë arritjes së marrëveshjes për shitjen e bankës në favor të një biznesmeni serb. Për këto akuza, Gruevski kërkon dëmshpërblim prej 500 mijë eurove nga lideri i opozitës, për shkak se sipas tij, bëhet fjalë për shpifje. (INA)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *