Home / Lajme / Maqedoni / Digjet punëtoria për zdrukthtari në Tetovë (VIDEO)

Digjet punëtoria për zdrukthtari në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 25 Qershor – Dje pasite rreth orës 17:30 minuta është djegur një
objekt në rrugën Shtipska në Tetovë, dëmi material sipas anëtarëve të familjes është llogaritur 400 mijë denar.

Dje pasite rreth orës 17:30 minuta është hapur zjarr në një objekt në rrugën Shtipska në Tetovë, ku ishte e vendosur një punëtori zdrukthtarie.

Në brendi të objektit që është djegur ka pasur edhe makineri të ndryshme ku dëmi material sipas anëtarëve të familjes Terziu është llogaritur 400 mijë denar.

Nga zjarri është dëmtuar edhe një shtëpi pronë e tyre ku dëmi është llogaritur 150 mijë denar.

Me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës dhe banorët e lagjes, zjarri është lokalizuar. Është kryer hetim dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti njofton policia e Teovës.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *