Home / Lajme / Maqedoni / Dita D për drejtësinë në Maqedoni

Dita D për drejtësinë në Maqedoni

18 Qershor – Drejtësia e Maqedonisë, të mërkurën (sot) do të përballet me testin ndoshta më serioz që nga pavarësia e shtetit. Gjykata Themelore Shkup 1 duhet të sjellë vendimin për të akuzuarit e rastit “Monstra

Pas fjalëve të prokurores publike, familjarët janë nën ankth. Nën presion janë edhe gjykatësit. Të akuzuarit për këtë rast u shpallën fajtor që në ditën e arrestimit, pa pas asnjë provë, së pari nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e më pas edhe nga Prokurorja Gordana Geshkovska
Drejtësia e Maqedonisë, të mërkurën (sot) do të përballet me testin ndoshta më serioz që nga pavarësia e shtetit. Gjykata Themelore Shkup 1 duhet të sjellë vendimin për të akuzuarit e rastit “Monstra”, në të cilin shtatë shqiptarë akuzohen se kanë vrarë 5 të rinj maqedonas më 12 prill të vitit 2012 në afërsi të liqenit të Smillkovcës.

Pas fjalëve të prokurores publike, familjarët janë nën ankth. Nën presion janë edhe gjykatësit.

Të akuzuarit për këtë rast u shpallën fajtor që në ditën e arrestimit, pa pas asnjë provë, së pari mga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e më pas edhe nga Prokurorja Gordana Geshkovska.

Ndërkaq, pala mbrojtëse gjithnjë ka deklaruar se të akuzuarit nuk kanë asnjë lidhje me veprën, ndërsa sipas tyre ky rast është I montuar.

Për rastin “Monstra” akuzohen Fejzi Haziri, Haki Haziri, vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, Rami Sejdi , Alil Demiri dhe Sami Luta, i cili u arrestua vitin e kaluar.
Më 12 prill të vitit 2012 në afërsi të liqenit Smillkovcë u vranë pesë të rinj maqedonas, ndërsa më 1 maj të vitit 2012, policia organizoi aksionin e koduar “Monstra”, ku u arrestuan 20 shqiptarë mes të cilëve gra e pleq dhe u bastisën dhjetëra shtëpi. Menjëherë pas arrestimit të tyre, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska tha se kanë arrestuar një grup radikal islamik që ka kryer vrasjen e pesëfishtë. Njëri prej të akuzuarve, Haki Haziri, së pari u mbajt nda policia si dëshmitar i mbrojtur, e më pas ai u akuzua si vrasës. Procesi i gjykimit për rastin “Monstra” nisi në dhjetor të vitit 2012.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *