Home / Lajme / Maqedoni / Dita e përgjysmuar e Liqenit të Ohrit

Dita e përgjysmuar e Liqenit të Ohrit

Strugë, 21 Qershor – Tradicionalisht 21 qershori është datë që bashkon tri komunat e bregut të Liqenit të Ohrit komuna edhe të bregut kufitar Maqedoni-Shqipëri. Manifestimi është paraparë si “Dita e Liqenit”, , që shënohet nga të tri komunat e bregut të Liqenit të Ohrit, Strugë, Ohër e Pogradec, me rotacion.

Kjo datë- 21 qershori, edhe zyrtarisht shënon edhe fillimin e sezonit të plotë turistik në këto tri komuna, edhe pse në Pogradec fillimi i sezonit turistik ka filluar një muaj më përpara. Në këtë ditë, gjatë takimeve të autoriteteve të pushtetit vendor të këtyre tri komunave, bisedohet dhe koordinohen aktivitetet për mbrojtjen sa më të mirë të Liqenit të Ohrit, florës dhe faunës endemike, duke treguar kujdes maksimal për këtë pasuri natyrore.
Nikoqiri i sivjetmë i “Ditës së Liqenit” është Bashkia e Pogradecit, ndaj në kuadër të këtij manifestimi tradicional, me qëllim të një përmbajtje sa më të pasur për mysafirët dhe turistët, duke ofruar argëtim të shumëllojshëm bashkë me shënimin e “Ditës së Liqenit”, shënohet edhe fillimin e plotë të sezonit turistik në Pogradec.
Nikoqirët, sipas njoftimeve kanë hartuar një program të pasur kulturor, ku parashihej të marrin pjesë edhe ansamblet dhe SHKA-të nga tri komunat bregliqenase, ngjashëm me vitet tjera, krahas fjalëve përshëndetëse të kryetarëve të komunave mike.

Mirëpo, sot, kjo ditë dhe ky manifestim kulturor-turistik e miqësor do të jetë e përgjysmuar mbase edhe i përdhosur nga shkaku se komuna e Strugës, autoritetet e pushtetit lokal kanë vendosur që në shenjë revolte he pakënaqësia për shkak të anashkalimit dhe injorimit gjatë përurimit të linjës ujore Ohër-Pogradec, Struga fare nuk është përfshirë në këtë linjë e as që janë ftuar autoritetet apo operatorët turistik të Strugës zyrtarisht për të qenë pjesë e kësaj ceremonie.
Ky është shkaku kryesor që Struga dhe kryetari Ziadin Sela do ta bojkotojnë 21 qershorin, “Ditën e Liqenit” që sivjet shënon jubileun e 15-të. Ky vendim vjen pasi Struga nuk u ftua në promovimin e tragetit të linjës Ohër –Pogradec më 17 qershor.
“Është krejtësisht e pa kuptueshme dhe jashtë logjikës së shëndoshë të mos ftohet Struga dhe unë në këtë ceremoni, kur edhe Struga është pjesë e liqenit të Ohrit. Nuk mund të jetë faji vetëm i autoriteteve qendrore të dy vendeve por edhe i atyre vendore. Ndaj, nëse në mënyrë publike, -publikisht nuk kërkojnë falje për këtë “lëshim”, anashkalim dhe injorim, atëherë edhe nga komuna e Strugës, për ndonjë ceremoni rasti nuk do te ftohet asnjë nga Ohri. Nëse ata nuk duan të komunikojnë me Strugën, atëherë le të vendojmë kufi”-është shprehur Ziadin Sela i revoltuar për këtë veprim të kolegut të tij nga Ohri.
Në vazhdim të prononcimit të tij, Ziadin Sela shtoi: “Vitin e kaluar në “Ditën e Liqenit” që u mbajt në Ohër, isha i vetmi që fola për tu hapur kjo linjë, dhe tash kur hapet unë anashkalohem nga kjo punë. Publikisht them që nuk do të jem në Pogradec për ta shënuar këtë manifestim jubilar të 15-të, që ka filluar më 21 qershor të vitit 2000”, përfundon Ziadin Sela. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *