Home / Lajme / Maqedoni / Dojçe Wele: Ja Shkupi, ja çmenduria!

Dojçe Wele: Ja Shkupi, ja çmenduria!

Shkup, 14 Qershor – Një të huaj që koha i lejon vetëm një shëtitje të shkurtër nëpër Shkup, lehtë mund të fitojë një përshtypje të gabuar për kryeqytetin e Maqedonisë se pikërisht këtu kokaina mund të ndërrohet me sheqerin pluhur. Kështu duket qendra e qytetit, si një vizion urbanistik i ndonjë arkitekti të fiksuar.

Maqedonia nuk është shtet i pasur. Fshatrat dhe qytetet në lindje të saj, janë duke vdekur.

Në perëndim të saj nuk është e qartë se ku janë kufijtë shtetërorë edhe pse në hartë janë të precizuara mirë ashtu siç është mes Rusisë dhe Ukrainës. Rrugët janë të këqija, industria është një gjunjë. Papunësia është e madhe, thuajse 40 për qind, tek të rinjtë më shumë se 50 për qind.
Çfarë ofron pushteti i porsazgjedhur si zgjidhje? Versionin e Vardarit për arkitekturën e Las Vegasit dhe kryeqendër të qytetit të shndërruar në Muze.

I huaj qëndron te Ura e Gurit vështron anësh dhe këndon. Ja Shkupi, ja çmenduria. Deri sa rrotullohet rreth vetvetes rrotullohen njëkohësisht edhe ndërtesat pompoze me shtylla dhe kupola të ngjashme me vilat e skoroeviqëve. Kur ndalon si një akrep kompasi pran tij është qendra dhe në mes një përmendore e madhe e Aleksandrit të Madh. Nëse lexuesit i mërzitet të kërkojë në galeri të fotografive në internet, le të paramendoj si një hipodrom ku në vend të Helikopterit është ul një njeri me kalë i lartë 22 metra.

Ja pse nacionalizmi është sëmundje, ngarkesë mendore, neuronet janë të lidhura në nyje gardiane, ndalim i komunikimit mes mendjes dhe realitetit.

Në mes të qytetit ka dalë Porta triumfale, e ngjashme me atë në Paris, por dy herë më e vogël. Duke qëndruar I vogël nën të, mendoj se çfarë tjetër i ka mbetur pa ndërtuar qeverisë maqedonase: Kulla e Ajfelit apo të paktën ajo e Pizës si simbol i vlerave morale të autorëve ët projektit Shkupi 2014. Për këtë projekt në vitin 2010 harxhimet e përgjithshme ishin vlerësuar në 80 milion euro, në 2013, sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, janë harxhuar 207.872 euro, ndërsa deri në fund të projektit kjo shifër do të kalojë gjysmë miliard euro.

Në lumen Vardar përveç urës së vjetër, nuk ka më vend për ura sepse në 100 metra janë ndërtuar edhe dy ura tjera.

Ata dy ura si të kopjuara nga Sena janë në maje të arkitekturës maqedonase të stilit barok si të fotografuara nga makthet e Albert Shper. Në rrethojat e mermerta janë ndërtuar statuja të heronjve maqedonas.

Kur qytetarëve të Shkupit do tu mungojë ajri ashtu siç u humbi shikimi, ndoshta do ët duan që t’i rrënojnë të gjithë ata statuja që i ngufatin, ashtu siç u rrënua statuja e Leninit në të gjitha vendet e Evropës Lindore, pas rënies së murit të Berlinit.

Në Ballkan gjithmonë do të ketë fëmijë të cilët do të dyshojnë në prejardhjen e tyre. (DW)

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *