Home / Lajme / Maqedoni / Dramë në plazhin e Strugës, policia shpëton jetën e 3 të miturve

Dramë në plazhin e Strugës, policia shpëton jetën e 3 të miturve

Strugë, 10 Qershor – Një dramë të vërtetë kanë përjetuar 3 të mitur në liqenin e Strugës sipas policisë anija është marrë nga plazhi i H.Drim, ndërsa të rinjtë e kanë humbur kontrollin mbi të, si pasojë e erës dhe shiut që kaploi Strugën në pasditen e djeshme.

Një dramë të vërtetë kanë përjetuar 3 të mitur në liqenin e Strugës, gjatë ditës së djeshme, duke humbur kontrollin e një anije të marrë me qira, e cila si pasojë e motit të ligë është drejtuar drejtë ujrave në kufi me Shqipërinë.

Policia ujore ka hasur rreth orës 16 të pasditës këtë rast, në largësi 1.5 km nga hoteli Biser në Strugë, duke intervenuar me shpejtësi dhe duke nxjerrë nga dallgët anijen bashkë me tre të mitur të cilët kanë qenë dukshëm të shqetësuar nga rasti në fjalë. Sipas policisë, anija është marrë nga plazhi i H.Drim, ndërsa të rinjtë e kanë humbur kontrollin mbi të, si pasojë e erës dhe shiut që kaploi Strugën në pasditen e djeshme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *