Home / Lajme / Maqedoni / Dy të plagosur në një aksident në Gostivar

Dy të plagosur në një aksident në Gostivar

Gostivar, 28 Qershor – Dy veta janë plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur të premten pasdite në Vrapçishtë të Gostivarit.

Viktimat kanë pësuar rëndë në këtë aksident, pasi makina e tyre e tipit ‘BMW’ ka rrëshqitur nga rruga dhe ka goditur një mur dhe portë metali.

Nga përplasja e rëndë janë lënduar E.J, 34 vjeç nga Vralovci,si dhe S.A, 27 vjeç nga Debreshi.

Por ajo që është e çuditshme se në makina ka qenë edhe në person i tretë i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për një shok të viktimave të plagosura në aksident.

Policia theksoi se ka kryer ekspertizën e aksidentit si dhe është në kërkim të dëshmitarit të arratisur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *