Home / Lajme / Botë / Dy të vdekur dhe tre të lënduar në përpjekje për të nxjerr një telefon nga tualeti

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në përpjekje për të nxjerr një telefon nga tualeti

07 Qershor – Bashkëshorti i gruas tentoi për të tërhequr telefonin nga kanalizimi por nga era e keqe alivanos dhe me gjithë përpjekjet humbi jetën.Telefoni kushtonte 300 dollar

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një gruaje i ra telefoni në guacën e tualetit në provincën Henan të Kinës.

Bashkëshorti i gruas tentoi për të tërhequr telefonin nga kanalizimi por nga era e keqe alivanos dhe me gjithë përpjekjet humbi jetën.

The South China Morning Post raporton se nëna e burrit në përpjekje për ta shpëtuar atë humbi ndjenjat.

Vetë pronari i telefonit tentoi për të rimarrë telefonin por e pësoi të njëjtin fat.

Në këtë tentim morën pjesë edhe vjehrri i moshuar i gruas dhe dy fqinjë gjithashtu tentuan për të rinxjerrë telefonin.

Megjithëse ishin vetëm për pesë minuta brenda kanalizimit, por bashkëshorti dhe nëna e tij vdiqën në spital pasi pritën më shumë se një orë për shërbimet mjekësore. Burri la pas vetës një djalë një vjeçar.

Doktorët thanë se shkaqet e vdekjes së tyre ishin nga zonja e frymës.

Nën kujdesin intensiv janë edhe gruaja, telefoni i të cilës ra në tualet së bashku me një fqinj.

I lënduar gjithashtu është edhe vjehrri i saj.

Duket se çmimi i telefonit sillej rreth 300 dollarë.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *