Home / Lajme / Maqedoni / Elita 5 promovon albumin e ri (VIDEO)

Elita 5 promovon albumin e ri (VIDEO)

Tetovë, 26 Qershor – Grupi legjendar i Rock-ut “Elita 5” sjell, pas dhjetë viteve, albumin e ri, njofton Televizioni Koha.

Rokerët shqiptarë nga Tetova , në prezencë të dhjetra fansave, artistëve dhe intelektualëve, kanë promovuar, në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë, albumin “Mohikani i fundit”, i cili përmban 11 këngë.

“Ne e kemi dhënë mundin, që të japim më të mirën për këtë album. Kemi përzgjedhur edhe këngët. Publiku do të vlerësojë, nëse ky është albumi jonë më i mirë, apo jo”, tha Arif Zyberi, vokalist i grupit “Elita 5”.

Bashkë me albumin është promovuar edhe videoklipi i këngës “Më fal”, në të cilin përshkruhet një lidhje dashurie mes një vajze të re dhe një ushtari. Në muajt e ardhshëm, pritet të promovohen edhe dy klipe të reja nga albumi “Mohikani i fundit”.Anëtarët e grupit “Elita 5” premtuan se ky nuk do të jetë albumi i fundit në karrierën e tyre.

“’Mohikani i fundit’ është rastësisht dhe nuk ka të bëjë me spekulimet e njerëzve, se është albumi ynë i fundit. Është një luftë, që ndodh në estradën dhe muzikën shqiptare dhe mundohemi, aq sa është e mundur, t’i qëndrojmë besnikë muzikës sonë, si në 20 vitet e kaluara”, tha Nexhat Mujovi, i njohur si “Virusi”, anëtar i grupit “Elita 5”.

Pas promovimit të albumit, në sheshin e qytetit të Tetovës, “Elita 5” ka mbajtur një koncert të madh para mijëra fansave. Me koncertin e mbrëmshëm të grupit tetovarë, është përmbyllur edhe Vera Kulturore e Tetovës për këtë vit.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *