Home / Lajme / Maqedoni / Ermira Mehmeti fton të gjitha gratë të dalin për kafe sot në Kamjan

Ermira Mehmeti fton të gjitha gratë të dalin për kafe sot në Kamjan

1 qershor-Një grant nga Nisma për Sipërmarrësi të Grave e ka ndihmuar znj. Medina Sinani të themelojë biznesin e ri. Kafeneja do të punësojë disa gra lokale dhe do të mundësojë shërbime tjera për biznese të udhëhequra nga gratë në rajon. Kjo kafene do të jetë një vendtakim për gratë lokale, që do iu mundësojë të socializohen dhe të bëjnë biznes jashtë shtëpive të tyre me një hapësirë ekspozese për produktet shtëpiake të bëra nga gratë lokale.

Sot, me datën 1 qershor, e diel në ora 13:30, do të hapet kafeneja e parë për gra në Kamjan të Tetovës komuna e Bogovinës.

Në hapjen solemne do të marrin pjesë Mary Jo Uohlers, bashkëshortja e Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Medina Sinani, Hazbi Idrizi, Kryetar i Bogovinës, Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.

Një grant nga Nisma për Sipërmarrësi të Grave e ka ndihmuar znj. Medina Sinani të themelojë biznesin e ri. Kafeneja do të punësojë disa gra lokale dhe do të mundësojë shërbime tjera për biznese të udhëhequra nga gratë në rajon. Kjo kafene do të jetë një vendtakim për gratë lokale, që do iu mundësojë të socializohen dhe të bëjnë biznes jashtë shtëpive të tyre me një hapësirë ekspozese për produktet shtëpiake të bëra nga gratë lokale.

Ndërkohë, deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti i ka ftuar të gjitha gratë të marrin pjesë sot në hapjen e kafenes në Kamjan për gra, – “Neser te gjitha bashke ne kafe! #forcaefemres”, – shkruan Mehmeti.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *