Home / Lajme / Maqedoni / Familjarët hedhin dyshime, të përfshirë edhe politikan

Familjarët hedhin dyshime, të përfshirë edhe politikan

18 qershor-Avokati mbrojtës i të akuzuarve, Naser Raufi ka konfirmuar sot shtyerjen e vendimit, duke mos ditur detajet.Vendimi final ishte caktuar për sot, ndërsa media të caktuara kanë dhënë informacione kontradiktore.

Për herë të parë edhe familjarët e të vrarëve në rastin e Smillkovës kanë hedhur dyshime mbi procesin gjyqësor kundër të akuzuarve për këtë rast. Ata kërkojnë deshifrimin e lëndës, madje akuzojnë për përfshirje në rast, edhe të funksionarëve të ndryshëm.

Tashmë është bërë një punë e dyshimtë. Kjo ndoshta mund të thuhej edhe dje”, deklaroi një familjar i të vrarëve.

“Të mos ketë gjykime të fshehta dhe të deshifrohet aktakuza, të gjithë që janë të përfshirë. Këtu ka deputet të përfshirë, gjyqtarë, mjek, gjithçka në gjykimet e fshehta. Të zbulohen këto dhe të arrestohen të gjithë”, tha një familjar tjetër.

Ndërsa familjarët e të akuzuarve nga ana tjetër, dyshojnë prej kohësh në procedurën gjyqësore kundër të afërmve të tyre. Duke qenë të sigurt për pafajësinë e bijve të vet, familjarët kërkojnë nga Prokuroria dhe Gjykata që vendimin ta bazojnë vetëm në fakte, të cilat sipas tyre janë në anën e të akuzuarve.

“Cilat i keni faktet? Ku i keni faktet? Ku është islami radikal? Ku është terrorizmi? Ku e ka organizatën, ku i ka emblemat? Nuk mund ta akuzosh dikë për terrorizëm, kurse ai të punojë diku nëpër punë private nëpër ara, nëpër ferma”, thot njëri nga familjarët e të akuzuarve.

Gjykata Penale në Shkup ka shtyer sot vendimin final për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smikovc të Shkupit.

Avokati mbrojtës i të akuzuarve, Naser Raufi ka konfirmuar sot shtyerjen e vendimit, duke mos ditur detajet.

Vendimi final ishte caktuar për sot, ndërsa media të caktuara kanë dhënë informacione kontradiktore.

Krimi makabër ndodhi më 12 prill 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar maqedonas pranë liqenit të Smilkovcit në periferi të Shkupit, ndërsa prokuroria akuzon shtatë shqiptarë si autorë dhe kryerës të këtij akti.

Pala mbrojtëse ka thënë fjalën përfundimtare gjatë javës së kaluar, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një proces pa fakte dhe krejtësisht i montuar.

Dy nga të akuzuarit kryesor për këtë vepër janë në burg në Kosovë, pasi që u arrestuan vitin e kaluar për armë pa leje, dhe se ata dyshohen si autorët kryesor. Prokuroria në fjalën e saj ka kërkuar dënimin maksimal, derisa mbrojtja ka theksuar për shpalljen e pafajësisë për të akuzuarit.

Ndërkohë, ky proces po ndiqet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka shprehur shqetësime. OSBE ditë më parë ka bërë thirrje për kujdes lidhur me rastin, duke kërkuar përgjegjësi politike nga partitë e koalicionit të ri VMRO-DPMNE – BDI, për shkak të mundësisë së eskalimit të protestave dhe tensioneve ndëretnike, që mund të shfaqen pas vendimit të gjykatës.

Familjarët e të akuzuarëve kanë mbajtur një protestë dy javë më parë, duke shprehur pakënaqësi ndaj prokurorisë dhe gjykatës, ndërsa ata kanë paralajmëruar protesta në vazhdim. (INA)

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *