Home / Lajme / Maqedoni / Festivali “Shari Këndon” nuk do mbahet për shkak të mjeteve financiare (VIDEO)

Festivali “Shari Këndon” nuk do mbahet për shkak të mjeteve financiare (VIDEO)

Tetovë, 17 Qershor – Mirëpo, kjo nuk ndodh për shkaqet e lartëshënuara kurse me 20 qershorë prej ora 20.00 në kuadër të manifestimit “Vera e Kulturës Tetovare” parashikohet të jetë nata e folklorit shqiptarë ku do të performojnë disa shoqëri kulturore artistike të Tetovës dhe rrethinës, njofton Televizioni Koha.

Për shkak të mungesës së mjeteve financiare këtë vitë nuk do të mbahet edicioni i 20-të i festivalit folklorik-burimorë “Sharri Këndon”, njofton Televizioni Koha.

Këtë e konfirmojnë drejtuesit e festivalit, sipas të cilëve 150 000 denarët (2.440 euro) që ka planifikuar Ministria e Kulturës për organizim të festivalit nuk janë të mjaftueshme.

Festivali “Sharri Këndon” gjatë këtij viti parashikohej të mbahej gjatë Manifestimit “Vera e Kulturës Tetovare”, me 19 dhe 20 qershorë në sheshin Iliria, njofton Televizioni Koha.

Mirëpo, kjo nuk ndodh për shkaqet e lartëshënuara kurse me 20 qershorë prej ora 20.00 në kuadër të manifestimit “Vera e Kulturës Tetovare” parashikohet të jetë nata e folklorit shqiptarë ku do të performojnë disa shoqëri kulturore artistike të Tetovës dhe rrethinës.
Festivali folklorik-burimorë “Sharri Këndon” tashmë njëzet vite ka qenë një vatër e rëndësishme e ruajtjes dhe kultivimit të vlerave, traditave e zakoneve shqiptare. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *