Home / Lajme / Maqedoni / Filmi “Kohë e bukur për të vdekur” e fitoi çmimin ACO ALEKSOV për autor më të mirë (VIDEO)

Filmi “Kohë e bukur për të vdekur” e fitoi çmimin ACO ALEKSOV për autor më të mirë (VIDEO)

02 Qershor – Juria zyrtare në përbërje të Birgit Stauber, Zhelimir Guardiola dhe Stefan Shashkov, shpërndau çmime në festivalin e filmit ” AsterFest “, i cili këtë vit shënoi jubileun e tij. Çmimin ACO ALEKSOV për autor më të mirë. E fitoi filmi “Kohë e bukur për të vdekur” nga Senad Abduli.

Duam ti shprehim mirnjohje për poezin e fotografis bardhë e zi, dhe presionin e kohës që e ndjenim në çdo moment, dhe na mbante të fokusuar në rolin kryesor gjatë gjithë kohës. Por për ne, ky film nuk është vetëm një film për vetëvrasjen, pasi varjen e shohim jo vetëm si vdekja e trupit por edhe të egos të cilën protagonisti e sakrifikon që të kthehet te gruaja dhe fëmijët. – gjëra që në shikim të parë duken të vogla kanë vlerë dhe ia vlen ti duash. 10 minuta , 10 sekonda, 10 hapa…

Regjisori Senad Abduli në Fjalën e tijë tha se nga 2008 nuk jam ngjitur ne skenën e teatrit mungesën e shprehjes time Artistike u mundova ta gjejë në Film. Është pikërisht filmi mënyra ku unë gjeta prehje për të shpreh klithjet e mia për realitetin e dhimbshëm të kohës kur më duhet të veproj. Me keqardhje më duhet të them: “Njeriun mund ta vrasish në shume mënyra ndërsa Artistit ndaloja fushverpimin dhe ai është i vdekur” Por kjo nuk më ndodhi mua pasi gjeta alternativën time. Bota e filmit natyrisht që më ka pëlqyer, por gjithmon kam qenë skeptik në mundësit e gjetjes së finansave pasi filmi ka kosto më të madhe, por i inkurajoj të gjithë ata artist që mendojn se të gjitha dyert i kan të mbyllura nga “artistët” politikan, mos ndalen pasi që mund të gjeni së paku një dritare të hapur, dhe fatin tuaj mos e mbështetni në injorancë.

“Filmi Kohë e bukur për të vdekur” edhe pse ishte filmi i dytë i imi por suksesi nuk mungoi, pas shfaqjes në festivalin e filmit SEE PARIS – në Francë, në ASTERFEST international film festival u dekorua me një çmim. Film autotor ” ACO ALEKSOV” Ky film do të vazhdoj të shfaqet edhe në shumë festivale tjera prestigjioze.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *