Home / Lajme / Maqedoni / Folin në telefon duke vozitur (VIDEO)

Folin në telefon duke vozitur (VIDEO)

Tetovë, 17 Qershor – Dënohen 43 vozitës me nga 45 Euro ose me shkrim të pikëve negative në lejen e vozitjes për shkakë se shfrytëzojn telefonat celularë gjatë vozitjes që është në kundërshtim meligjin për komunikacionin rrugor, njofton Televizioni Koha.

Sipas policisë në rajonin e Tetovës vijon sjellja e papërgjegjeshme e vozistëve të cilët derisa vozisin njëkohësisht edhe shfrytëzojnë telefonat celularë që është në kundërshtim meligjin për komunikacionin rrugor, njofton Televizioni Koha.

“ Që nga fillimi i vitit e deri më tani, janë sanksionuar 43 vozitës për këtë lloj të kundërvajtjes, ndërsa vitin e kaluar ishte 150. Ata të cilët janë kapur duke folur në telefon gjatë vozitjes u janë përgatitur padi adekuate dhe të njejtit do të përballen me dënim prej 45 euro ose me shkrim të pikëve negative në lejen e vozitjes. Ndërkaq në rajonin e Gostivarit gjatë vitit të kaluar janë përgatitur tetë fletëpagesa për dënim dhe 4 këtë vit për shfrytëzim të telefonit celularë, dukuri e cila në shumë raste është sanksionuar edhe me parlajmërime. Për dallim nga përdorimi i telefonëve celularë gjatë vozitjes, në këtë periudhë poashtu është i vogël edhe numri i vozitësve të cilët vendosin rypin e sigurisë gjatë vozitjes”, njofton policia e Tetovës. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *