Home / Lajme / Maqedoni / Geshkovska nuk pendohet për rastin”Monstra” (VIDEO)

Geshkovska nuk pendohet për rastin”Monstra” (VIDEO)

Shkup, 03 Qershor – Kur bëhet fjalë për veprën ‘terrorizëm’, një nga elementët kryesorë është të sqarohet motivi i atyre që kanë kryer këtë vepër penale. Në këtë rast, të akuzuarit mohuan gjithçka u ngarkohet. Fjala ime u bazua në rrëfimet e katër dëshmitarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit”, tha prokurorja, duke shtuar se deklaratat e saj nuk përbëjnë një precedent”, thotë prokurorja.

Në një deklaratë për Radion Dojçe Vele, Prokurorja Gordana Geshkovska, thotë se ajo ka folur veçse për motivet e vrasjes, duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve dhe se nuk mendon se ka gabuar gjatë fjalës së saj përfundimtare në seancën e fundit gjyqësore.

“Unë duhej të flisja mbi motivet. Duhej të thosha përse të akuzuarit kanë zgjedhur pikërisht atë moment dhe pikërisht ata njerëz të rinj, dhe jo dikë tjetër. Kur bëhet fjalë për veprën ‘terrorizëm’, një nga elementët kryesorë është të sqarohet motivi i atyre që kanë kryer këtë vepër penale. Në këtë rast, të akuzuarit mohuan gjithçka u ngarkohet. Fjala ime u bazua në rrëfimet e katër dëshmitarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit”, tha prokurorja, duke shtuar se deklaratat e saj nuk përbëjnë një precedent”, thotë prokurorja.

Megjithatë, ish-kryeprokurori, Lupço Shvërgovski, thotë se në raste të tilla duhet të ekzistojë me patjetër një kulturë juridike të shprehuri.

“Nga çfarë lexova në medie, mund të them se në praktikën e deritanishme nuk është përdorur një fjalor i tillë gjatë sqarimit të motiveve për veprën penale. Duhet të ekzistojë një kulturë juridike të shprehuri. Gjykata nuk është klub poetik. Motivet sqarohen në bazë të provave konkrete të cilat ekzistojnë dhe nga të cilat supozohet qëllimi i kryerësve të veprës penale”, thotë Shvërgovski.

Pala mbrojtëse në rastin “ Monstra” në seancën e së enjtes do të prezantojë kundër-argumentet me të cilat do të dëshmojë se të akuzuarit nuk ishin në vendin e krimit më 12 prill 2012. Për të gjithë të akuzuarit, pala mbrojtëse ka dëshmi të mjaftueshme materiale dhe verbale që dëshmojnë pafajësinë e të akuzuarve, ndërkohë që do të përdorë edhe deklaratat e dëshmitarit të koduar të cilat bien ndesh me njëra-tjetrën.
“Mendoj që do të kemi sukses, se me të vërtetë kemi kundër-prova nga ana jonë, posaçërisht çështjen e alibitë për çdo të akuzuar dhe jam i sigurt që mund ta dëshmojmë se asnjë prej të akuzuarve nuk ka qenë në vendin e krimit më 12 prill 2012. Po ashtu kemi edhe prova tjera por do të orientohemi te deklaratat e dëshmitarit të koduar i cili deri në fund dha 5 deklarata dhe lirisht mund të tregoj se ato janë të ndryshme dhe dallojnë prej njëra tjetrës dhe praktikisht këto dallime që janë kruciale edhe dëshmojnë pafajësinë e tyre”, deklaroi Naser Raufi, avokat mbrojtës.
Avokati Raufi komenton sërish qëndrimin e fundit të prokurores publike Geshkovska, madje, theksoi se tendencat për dënim maksimal, me burgim të përjetshëm, ishin shfaqur edhe dy vjet më parë nga ish prokurori Ljubço Shvergovski. Por, Raufi u shpreh optimist për faktin se OSBE-ja nuk ia ka ndarë sytë çështjes.
“Nuk është hera e parë që prokuroria të propozoj, po t’ju kujtohet edhe prokurori publik i Maqedonisë këtë e propozoi, bile edhe në fillim para se të fillojnë seancat e këtij gjykimi që prejudikohet sipas meje një dënim pa marr parasysh që nuk ka prova do me thënë edhe para se të realizohet fundi i këtij procesi ky propozim u dha nga ana e prokurorit kryesor. Shpresa e vetme ka mbet nga monitorimi që është vërtetë monitorim maksimal nga OSBE”, shpreh avokati mbrojtës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *