Home / Lajme / Rajon / Gjendet edhe nje punonjës i vdekur në Kosova A

Gjendet edhe nje punonjës i vdekur në Kosova A

Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se personi i tretë i kërkuar në vendin ku ka ndodhur shpërthimi të Termocentrali Kosova A, është gjetur i vdekur.

“Sapo kemi gjetur edhe një tjetër person të vdekur”, ka thënë Gërxhaliu

Me këtë, numri i personave që e humbën jetën gjatë shpërthimit në Kosova A shkon në dy, ndërkaq një person i tretë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e vendit ku ka ndodhur shpërthimi.

I lënduari po trajtohet në QKUK, ndërsa gjendja e tij është e rëndë.

Ende nuk janë të njohura shkaqet që çuan në shpërthimin në këtë termocentral që ndodhet vetëm pak kilometra në perëndim të Prishtinës, por zyrtarët mendojnë se disa bombola me hidrogjen mund të kenë shkaktuar shpërthimin e sotëm. As vet punëtorët që kishin pësuar plagë nga shpërthimi nuk arrinin të shpjegonin se si ka ndodhur ai.

Pas shpërthimit 14 veta kanë kërkuar ndihmë mjekësore por, sipas Basri Lenjanit nga spitalet e Prishtinës, asnjëri nuk është në rrezik jete.

Termocentrali Kosova A ku ka ndodhur shpërthimi është njëri nga dy prodhuesit e energjisë elektrike në Kosovë që përdorin qymyrin linjit. Kosova A është termocentrali më i vjetër dhe një nga ndotësit më te mëdhenj të mjedisit në Kosovë. Autoritetet vendase e ndërkombëtare kanë planifikuar mbylljen e tij gjatë viteve të ardhshme, krahas planeve për ndërtimin e një termocentrali të ri.

Përfaqësues të sindikatave të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, thonë se ngjarja e sotme është rrjedhojë e kushteve të rënda të punës të cilat kanë bërë që nga viti 1999, më shumë se 30 punëtorë të humbin jetën në aksidente të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *