Home / Lajme / Maqedoni / Gjoba për 18 këmbësorë (VIDEO)

Gjoba për 18 këmbësorë (VIDEO)

Tetovë, 26 Qershor – Përveç veturave dhe vozitësve cak i policisë në aktivitetet kontrolluese ditëve të fundit kanë qenë edhe këmbësorët në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Policë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë në disa lokacione në qytet kanë kapur gjithsej 18 këmbësorë shkelës të rregullave në komunikacion. Pesë këmbësorë kanë kaluar rrugën në vende joadekuate, kurse 13 të tjerë nuk kanë respektuar shenjat sinjalizuese nëpër udhëkryqe. Shkeljet e konstatuara janë sanksionuar me thirrje për pagesë të dënimit, ku dëmi për këto shkelje është 25 euro në kundërvlerë me denar, ndërsa 9 këmbësorë kanë kaluar vetëm me vërejtje.

“Edhe gjatë periudhës së ardhshme janë planifikuar të mbahen aktivitete të këtilla ku cak do të jenë këmbësorët, me qëllim që gjatë periudhës së verës të vendoset një rend më I madh në rrugët e Tetovës dhe më gjerë.Krahas kësaj deri te këmbësorët përsëri apelohet të kenë kujdes të madh kur kalojnë rrugën dhe si sillen nëpër udhëkryqe, sepse me ardhjen e mërgimtarëve do të rritet dukshëm numri i veturave. Edhe vozitësit përsëri paralajmërohen që rëndësi ti kushtojnë dhënies së përparësisë për këmbësorët, si dhe përparësi tu jepet veturës së ambulancës, zjarrfikësve etj. Mërgimtarëve u rekomandohet te respektojnë shenjat e komunikacionit, sepse nuk do të ketë asnjë tolerim për ata të cilët do të shkelin rregullat”, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *