Home / Lajme / Maqedoni / Gjobat nuk japin rezultate (VIDEO)

Gjobat nuk japin rezultate (VIDEO)

Tetovë, 19 Qershor – Vozitësit e pandërgjegjshëm vazhdojnë të jenë cak i policisë së Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Edhe përkundër apeleve të ndryshme të SPB Tetovë për respektim të rregullave në komunikacion, vozitësit vazhdojnë që të mos respektojnë urdhrat e tyre, ndërsa SPB Tetovë ka vazhduar me kontrolle intensive në komunikacion ku qëllimi kryesor është që në kohë të kapen dhe të dënohen vozitësit të cilët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, njofton Televizioni Koha.

Gjatë aksionit të djeshëm në Tetovë janë kapur 4 shkelës të ligjit dhe për këta vozitës janë përgatitur fletëpagesa për pagesë të dënimit, ndërsa bëhet fjalë për shkelje si skadim i regjistrimit, mosposedim të lejes për qarkullim, vozitje e veturës së dikujt tjetër, mosbindje ndaj urdhrave të policisë etj. Në kuadër të këtyre aktiviteteve te 10 vozitës është kryer alkootesti por këtë radhe asnjë prej tyre nuk ka vozitur në ndikim të alkoolit. Dje gjithashtu aktivitete të këtij lloji janë kryer edhe në qytetin e Gostivarit. 5 nga vozitësit kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes me crast do të përballen me dënim nga 20 deri 30 euro. Me dënim do të përballen edhe 4 vozitës të cilët kanë vozitur pa leje për qarkullim dhe të cilët do të duhet të paguajnë dënimin prej 400 euro në kundërvlerë me denar. Aktivitete kontrolluese janë planifikuar të mbahen edhe gjatë muajve të ardhshëm korrik dhe gusht kur edhe pritet rritje enorm e veturave në rajonin e Pollogut me ardhjen e mërgimtarëve. Kësaj situate i shtohet edhe mungesa e parkingjeve që do të krijojë kaosin e zakonshëm në rrugët e Tetovës. Gajët verës rrugët e Tetovës nuk janë destinacion i preferuar dhe sugjerohet që sa më pak të përdoren automjetetet, njofton Televizioni Koha.

Kontrollet e kësaj natyre të cilët zhvillohen pothuajse çdo ditë ende nuk kanë sjellur rezultate konkrete kurse kjo shkakton nervozizëm tek vozitësit të cilëve u nevojiten rreth 30 minuta për të arritur nga njëri skaj i qytetit në tjetrin. Fekuentimi më i madh është në bulevardet kryesore Ilinden dhe Iliria ku edhe krijohen tollovi në komunikacionin rrugor në Tetovë. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *