Home / Lajme / Maqedoni / Gold AG: Turp për prokuroren maqedonase për rastin ‘Monstra’

Gold AG: Turp për prokuroren maqedonase për rastin ‘Monstra’

2 qershor-Prokurorja Gordana Geshkovska e veshi shpalosjen e akuzës së saj, edhe me disa vargje të këngës “Për ty o Gostivar” të këngëtarit shqiptar Gold AG të marra nga kompjuterët e të akuzuarve, që sipas saj kanë frymëzuar sulmuesit.

Reperi i njohur shqiptar Gold AG ka reaguar edhe ai kundër prokurores maqedonase Gordana Geshovska, lidhur me procesin gjyqësor “Monstra”, ku ajo në dosjen e aktakuzës përmendi emrin e këngëtarit dhe këngën e tij “Për ty o Gostivar”, me arsyetimin e saj banal se gjoja të dyshuarit shqiptarë janë inspiruar nga kjo këngë dhe kanë kryer vrasjen e pesë maqedonasve pranë Liqenit të Smilkovcit në Shkup.

Prokurorja Gordana Geshkovska e veshi shpalosjen e akuzës së saj, edhe me disa vargje të këngës “Për ty o Gostivar” të këngëtarit shqiptar Gold AG të marra nga kompjuterët e të akuzuarve, që sipas saj kanë frymëzuar sulmuesit.

Por çfarë ka shkruar Gold AG në përgjigjen e tij të dhënë për INA, pasi që është pyetur përmes rrjetit social ‘facebook’.

“Më vjen keq që ndodhin këto gjëra në këtë shekull, këngët e mia i ka secili shqiptar në shtëpitë e tyre. Nuk është normale të jetë dëshmi një këngë e cila ka përmbajtje nacionaliste. Edhe maqedonët e serbët kanë këngë kundër shqiptarëve bile edhe më të rënda se kënga e Gostivarit. Shpresoj që kjo mos të përsëritet më, për shkak se kënga është art dhe realitet ku jetojmë. Nëse dënohen me këto prova veç për këngën atëherë është turp për atë shtet që ngre akuza pa bazë. Edhe njëherë më vjen keq për krejt këtë që flitet. Këngët e mia i posedon secili shqiptar, mos të luhet me ndjenjat e popullit. Mos të gjykohemi vetëm se mundet, dikush t’na poshtërojë vetëm se i vjen kah dora”, ka thënë këngëtari Gold AG. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *