Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar: Filloristët me koncert për fundvit (VIDEO)

Gostivar: Filloristët me koncert për fundvit (VIDEO)

Gostivar, 03 Qershor – Bastri Ristemi mësimdhënës i edukatës muzikore, njëherit dhe organizator i këtij eventi, tha se programi është përgatitur nga vet nxënësit e shkollave dhe idjea ka qenë pikërisht që nxënësit me punën e tyre një vjeçare, ato vlera ti shfaqin, duke theksuar që kjo duhet të kthehet në traditë.

Nxënësit e shkollave fillore “Goce Dellçev” Gostivar, “Perparimi” nga fshati Çegran dhe shkolla fillore e fshatit Forinë, nën udhëheqje artistike të profesorit Basri Ristemi, mbrëme, me rastin e përfundimit të vitit shkollorë në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u shfaqen me koncert vjetor, një program të begatë kulturorë, ku u prezentuan vlerat e tyre të muzikës vokalo – instrumentale të të gjitha zhanreve muzikore të trevave shqiptare. Bastri Ristemi, mësimdhënës i edukatës muzikore, njëherit dhe organizator i këtij eventi, tha se programi është përgatitur nga vet nxënësit e shkollave dhe idjea ka qenë pikërisht që nxënësit me punën e tyre një vjeçare, ato vlera ti shfaqin, duke theksuar që kjo duhet të kthehet në traditë.
Mysafir të programit ishin edhe shumë këngëtarë dhe instrumentist të estradës shqiptare, siç janë Saranda Imeri, Fisnik Ristemi, Premtim Nuhiu, Benita Useini, Naxhi Ramadani, kavallisti i mirënjohur Sallah Shabani, dhe të tjerë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *