Home / Lajme / Maqedoni / Gostivari shënoi Ditën e Komunës (VIDEO)

Gostivari shënoi Ditën e Komunës (VIDEO)

Gostivar, 30 Qershor – Me një manifestim të veçantë, nga ky vit si Ditë e Komunës së Gostivarit u shënua 29 Qershori, kur për herë të parë me 29 Qershor të vitit 1992, u formua Kuvendi Komunal i Komunës së Gostivarit.

Në ceremoni morën pjesë kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i Këshillit Komunal, Nasir Musliu, kryetari i parë i komunës i zgjedhur në zgjedhjet shumë partiake, Enver Zenku, nënkryetari i parë, Nasir Selimi, këshilltarët komunal që nga përbërja e parë e deri më tani, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani, Ministri Pa Resor, Furhan Çako, Muftiu i BFI-së në Gostivar, Shaqir Fetahu, deputet e zonës, si dhe shumë drejtues të institucioneve lokale dhe qendrore.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, çmimin “Qytetar Nderi” ia ndau z. Branko Manajlloskit, ku thuhet “TI JE KRENARIA E KOMBIT, SEPSE ME VEPËRN TËNDE KORRIGJOVE FAQET E HISOTORISË.

“Në emrin tim si kryetar, në emrin e të punësuarve dhe në emrin e gjithë qytetarëve, në qytetin tonë shpallim “Qytetar Nderi” i vitit 2014, Mixhën Branko, njeriu i cili e donë natyrën, njeriu i cili e donë njerëzinë, njeriu i cili e donë gjuhën dhe kombin e vetë, njeriu që e donë flamurin e vet. Ne Mixhës Branko në emër të gjithë qytetarëve ia japim “Çelësin e qytetit të Gostivarit”, tha Nevzat Bejta kryetar i komunës së Gostivarit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në fund ndau mirënjohje për të gjithë ata të cilët kanë kontribuuar në zhvillimin dhe promovimin e qytetit, afaristët, sportistët dhe gazetarët.

“Viti 2013 dhe 2014 ka qenë historik për sportistët tanë, të cilët na bëjnë krenar neve si Gostivar, prandaj falënderoj të gjithë për sukseset e arritura, Bellma Bebën, Berat Jakupin, Shëndrit Dearin, Admir Mehmedin, Shkordran Mustafin, Nuri Seferin, por edhe sportistët tjerë për kontributin që japin për ta promovuar kombin dhe shoqërinë e Gostivarit sa më mirë në vend por edhe në mbarë botën”, tha në fund Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.

Dita e komunës këtë vit u shënua me shumë aktivitete kulturore, ku pjesë e shënimit të kësaj dite ishin edhe vendosja e fotografive të të gjithë kryetarëve të komunës së Gostivarit, kolonia artistike “Gostivari 14”, komedia “Stjuardesat” dhe ekspozita në Qendrën për Kulturë në Gostivar, me krijimtarinë e pjesëmarrësve në koloninë artistike. Drejtuesit e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum”, të udhëhequr nga profesor Reshat Ameti ndanë mirënjohje për kryetarin e komunës, Nevzat Bejta dhe shefin e kabinetit të kryetarit, Bashkim Hasani, artistët pjesëmarrës dhe mediumet.

Dita e komunës më parë festohej me datë 23 Dhjetor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *