Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski dhe Ahmeti do përcaktojnë ministrat

Gruevski dhe Ahmeti do përcaktojnë ministrat

3 qershor-Partitë e koalicionit këtyre ditëve do të ndajnë edhe resorët ministror, por siç mësohet nga burimet partiake brenda BDI dhe VMRO-DPMNE, kabinetin qeverisës do ta dominojnë sërish ministrat e përbërjes së kaluar qeveritare.

Në VMRO-DPMNE dhe BDI siç paralajmërohet do të dominojnë emrat e ministrave të kabinetit të deritanishëm qeveritar.

Partitë e koalicionit këtyre ditëve do të ndajnë edhe resorët ministror, por siç mësohet nga burimet partiake brenda BDI dhe VMRO-DPMNE, kabinetin qeverisës do ta dominojnë sërish ministrat e përbërjes së kaluar qeveritare.

Siç bëhet e ditur për INA, pas kongresit të ditës së enjte të BDI-së, lideri i kësaj partie Ali Ahmeti do të takohet me mandatarin Nikola Gruevski, ku do t`ia shpalos edhe emrat e ministrave nga radhët e BDI.

Në VMRO-DPMNE do të dominojnë emrat e ministrave të deritanishëm dhe se ata nuk do të pësojnë ndryshime, pasi që Gruevski dhe kryesia partiake ka vlerësuar se bëhet fjalë për ekipin e fitoreve.

Në kabinetin qeverisës nga VMRO-DPMNE mbeten:

Gordana Jankullovska- ministre e brendshme,
Zoran Stavrevski – ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër,
Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike,
Mile Janakievski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve,
Lupço Dimovski – ministër i bujqësisë, si dhe ministrat e tjerë.

Nga BDI akoma nuk ka emra konkret për ministrat, por dy nga ministrat e deritanishëm nga mediat spekulohet se nuk do të ndryshojnë dhe mbeten në ato dikastere që kanë udhëhequr deri tani, ndërsa ministritë e tjera janë të hapura:
Musa Xhaferri – zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit,
Fatmir Besimi – zëvendëskryeministër për evrointegrime
Ministër i Drejtësisë – ?
Ministër i Ambientit Jetësor – ?
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – ?
Ministër i Ekonomisë – ?
Ministër i Pushtetit Lokal – ?

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *