Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski sot dorëzon përbërjen e Qeverisë në Parlament

Gruevski sot dorëzon përbërjen e Qeverisë në Parlament

8 qershor-
Qeveria e re kryesisht do të dominojë nga ministrat e qeverisë së kaluar, por megjithatë janë edhe disa emra të rinj që do të udhëheqin me dikastere ministrore.

Derisa mandatari për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, Nikola Gruevski sot pritet t`ia dorëzojë Parlamentit, përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programën qeverisëse të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, tashmë janë zyrtarizuar gati edhe emrat e ministrave dhe ndarjen e resorëve ministror midis këtyre dy partive.

Qeveria e re kryesisht do të dominojë nga ministrat e qeverisë së kaluar, por megjithatë janë edhe disa emra të rinj që do të udhëheqin me dikastere ministrore.

Nikola Gruevski – kryeministër

Zoran Stavrevski – zëvendëskryeministër dhe ministër i financave

Musa Xhaferri – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit

Fatmir Besimi – zëvendëskryeministër për evrointegrime

Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për ekonomi

Gordana Jankullovska- ministre e brendshme

Nikola Popovski – ministër i jashtëm

Zoran Joleski – ministër i mbrojtjes

Adnan Jashari – ministër i drejtësisë

Bekim Neziri – ministër i ekonomisë

Nikola Todorov – ministër i shëndetësisë

Mile Janakievski – ministër i transportit dhe lidhjeve

Abdilaqim Ademi – ministër i arsimit

Dime Spasov – ministër i punës dhe politikave sociale

Mihail Cvetkov – ministër i bujqësisë

Elizabeta Kançeska – Milevska – ministre e kulturës

Lirim Shabani – ministër i pushtetit lokal

Nurhan Izairi – ministër i ekologjisë

Ivo Ivanovski – ministër i shoqërisë informatike dhe administratës

Ministra pa portfol:

Visar Fida

Vele Samak

Bil Pavlevski

Xheri Naumov

Goran Mickovski

Nedxhdet Mustafa

Furhan Cako

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *