Home / Lajme / Maqedoni / Hapet qendra tregtare Rem Mall

Hapet qendra tregtare Rem Mall

18 qershor-Kjo qendër tregtare për qytetarët e Tetovës kishte sjellë brendet më të njohura botërore dhe vendase me rast do të hapen rreth 250 vende të reja pune. REM Mall shtrihet në një sipërfaqe prej 16.000 metër katror me 3 kate nën tokë dhe tre kate mbi tok investim ky që kap vlerën më shumë se 40 milion euro .

Në praninë e shumë qytetarëve, funksionarëve të lartë qeveritar sot zyrtarisht dhe në mënyrë solemne është hapur qendra tregtare REM Mall në Tetovë. Kjo qendër tregtare për qytetarët e Tetovës kishte sjellë brendet më të njohura botërore dhe vendase me rast do të hapen rreth 250 vende të reja pune. REM Mall shtrihet në një sipërfaqe prej 16.000 metër katror me 3 kate nën tokë dhe tre kate mbi tok investim ky që kap vlerën më shumë se 40 milion euro , njofton Tv KOHA.

Në Tetovë u përurua Qendra e re Tregtare Rem Mall, investim ky i kompanisë Renova, i cili shtrihet në një hapësirë prej 16 000 metrash katrorë. Godina përfshin edhe një pallati me banesa si dhe Hotel me 5 yje. Në këtë biznes janë punësuar 250 punëtorë, ndërsa së shpejti pritet të punësohen edhe 60 të tjerë në hotelin e ri me 5 yje.

“Shpresoj që i kemi mbushur një zbrazëtirë Tetovës dhe tetovarëve sepse ka munguar një objekt i tillë. Objekti është shumë-funksional, qendër rezidenciale, qendër tregtare dhe hotel, dhe në tërësi objekti kap vlerën e mbi 40 milion eurove. Sipërfaqe është 16 000 metër katrorë, hoteli me 120 dhoma dhe 150 banesa.”, deklaroi Shefki Idrizi, Drejtor i Kompanisë “Renova”.

Të pranishëm në hapjen solemne ka qenë edhe kreu i BDI-së Ahmeti, ministra e zv/ministra. Sipas Ahmetit, vepra të tilla jo vetëm që ndihmojnë në uljen e papunësisë, por ndikojnë edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Kjo vepër kapitale flet më shumë se sa çdo frazë, çdo gjë që mund të themi ne këtu. Këto investime këto vepra kapitale janë vepra që do i mbeten edhe brezave të tjerë; janë vepra që hapin vende të reja pune dhe vetëm duke bërë investime me përkushtim, ne mundë të ecim përpara.”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së

Ndërkaq, përfaqësues të qeverisë, të pranishëm gjithashtu, u mburrën për klimën e biznesit dhe reformat e bëra në ekonomi, që lehtësojnë ndërtimet afariste.

Më shumë ne edicionet informative.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *