Home / Lajme / Maqedoni / Hapja e rrugës Bllagoja Toska do të bëhet në vitin 2015 ? (VIDEO)

Hapja e rrugës Bllagoja Toska do të bëhet në vitin 2015 ? (VIDEO)

Tetovë, 04 Qershor – Rruga Bllagoja Toska këtë vit nuk do të asfaltohet ajo edhe këtë vit do të ngelet me gropa dhe banorët e lagjes Bllagoja Toska do të duhet edhe këtë vit të kalojnë nëpër gropa.

Këtë gjë e konfirmon edhe udhëheqësi i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore Hysen Demiri i cili thotë se gjatë vitit 2015 është paraparë që të bëhet hapja e këtij bulevardi dhe nuk është e arsyeshme që të rindërtohet kjo rrugë për një afat njëvjeçarë.

Një rrugë tjetër më problematike ka ngeluar edhe rruga nga unaza tek UEJL-ja deri tek ish tregu i kafshëve, edhe pse Televizioni Koha kishte paralajmëruar kohë më parë për gjendjen e kësaj rruge ajo akoma vazhdon që të mos jetë e asfaltuar dhe me gropa. Nga ana e komunës së Tetovës thonë se tash për tash është duke u bërë plani për këtë rrugë dhe brenda këtij viti pritet që të bëhet edhe ndërtimi i kësaj rrugë sipas, Hysen Demirit kjo rrugë do të ndërtohet nga fillimi dhe do të jetë me standardet e duhura të një rruge.

Komuna e Tetovës më parë ka filluar me sanimin e gropave, mirë por do rrugë në qytetin e Tetovës duan të rindërtohen pasi që janë bërë të pakalueshme nga sanimi i pjesërishëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *