Home / Lajme / Rajon / Hoxhaj: Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa PDK-në

Hoxhaj: Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa PDK-në

25 qershor-Marrja e statusit të vendit të kandidatit për anëtarësi në Bashkimin Evropian, sipas diplomatit Hoxhaj, pas tranzicionit demokratik një dekadësh, është ngjarja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë, dhe me këtë ka ndodhë “rikthim i plot në civilizimin evropian”.

Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa Partinë Demokratike të Kosovës, shprehet nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, përkundër se thotë që janë duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.

Marrja e statusit të vendit të kandidatit për anëtarësi në Bashkimin Evropian, sipas diplomatit Hoxhaj, pas tranzicionit demokratik një dekadësh, është ngjarja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë, dhe me këtë ka ndodhë “rikthim i plot në civilizimin evropian”.

Ai pret që Shqipëria në një periudhë prej dy vitesh të mund të hapë edhe negociatat për anëtarësim dhe thotë se “mund të ndodhë sipas dinamikës në një periudhë dhjetë vjeçare të jetë anëtare e BE”.

Sipas tij, 5 vende të reja janë në procedurë për ta njohur Kosovën, tri të Bashkimit Evropian si Greqia, Rumania e Sllovakia.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pret se do ta njohin këtyre muajve Kosovën dhe dy vende të Afrikës, të cilat sipas tij, veçse kanë marrë vendimin për njohje të Kosovës në qeveritë e tyre.

Spanja, sipas tij, për arsye të brendshme nuk arrin ta njohë Kosovën, por presin ndikim edhe tek Qiproja përmes Greqisë, pas njohjes nga kjo e fundit.

Deri në vitin 2020, ministri Hoxhaj beson se Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në agjencionet e saj. /KP/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *