Home / Lajme / Maqedoni / Integrimi euroatlantik, Ahmeti: Jemi duke punuar, ti gëzohemi Shqipërisë (VIDEO)

Integrimi euroatlantik, Ahmeti: Jemi duke punuar, ti gëzohemi Shqipërisë (VIDEO)

Tetovë, 25 Qershor – “E shfrytëzoj rastin publikisht të uroj zotin Bushati dhe përmes tij të gjithë autoritetet në Shqipëri për statusin kandidat të Shqipërisë për në BE me çka vlerësuam që kjo ngjarje është shumë e rëndësishme dhe një e arritur jashtë zakonisht e madhe jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, deklaroi Ali Ahmeti, njofton Televizioni Koha.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin shqiptar në Maqedoni Petrit Bushati.Ahmeti poashtu realizoi takim edhe me ambasadorin e SHBA-ve Poll Vohlers.

“E shfrytëzoj rastin publikisht të uroj zotin Bushati dhe përmes tij të gjithë autoritetet në Shqipëri për statusin kandidat të Shqipërisë për në BE me çka vlerësuam që kjo ngjarje është shumë e rëndësishme dhe një e arritur jashtë zakonisht e madhe jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Bushati nga ana tjetër ka uruar Ahmetin për punën që bën ai dhe BDI-ja për integrimin e vendit, ndërsa shtoi se Shqipëria përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Kjo është vërtetë ngjarje e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe gjithë rajonin, sepse tregon që rajoni në mënyrë unike ka një ecje të sigurt drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. Shqipëria zoti Ahmeti siç e dini mbështet Maqedoninë për anëtarësimin në NATO dhe njëkohësisht në BE, dhe aktualisht Shqipëria si vend i NATO-s do të jetë krah kësaj përpjekjeje dhe sidomos si “, deklaroi Petrit Bushati, Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *